Inteligjenca artificiale parashikon mundësitë e një infarkti në zemër

ROMË, 15 janar /ATSH-ANSA/ – Inteligjenca Artificiale tashmë parashikon mundësinë për një infarkt të ri në zemër ose hemoragjinë te pacientët me goditje në zemër, sipas rezultateve të një studimi të botuar sot në revistën “Lancet”.

Kjo qasje revolucionare është përfundim i humlumtimeve të kryera nga Kardiologjia Universitare e spitalit “Molinette” të Torinos, në bashkëpunim me Universitetin dhe Politeknikun e kryeqytetit piemontez.

“Studimi, falë të cilit tani mund t’i trajtojmë më mirë pacientët tanë, është një demonstrim shumë i fortë i mundësive të Inteligjencës Artificiale në mjekësi”, tha Gaetano Maria De Ferrari, drejtues i studimit.

“Pacientët me infarkt akut të miokardit janë në rrezik shumë të lartë në dy vitet e para, si nga përsëritja e sulmit në zemër, ashtu edhe nga gjakderdhja e madhe në lidhje me ilaçet që mbajnë gjakun më të lëngshëm, si për shembull, kardioaspirina”, shpjegon Fabrizio D’Ascenzo, koordinator i studimit.

Sipas studimit, vendimi për terapinë më të mirë duhet të ekuilibrojë këto dy rreziqe, të cilat kardiologu i bën në bazë të përvojës së tij dhe intuitës klinike, të ndihmuara nga rezultatet e rrezikut, që janë rezultate të pasakta dhe për këtë arsye një ndihme modeste edhe për një kardiolog.

Saktësia e rezultateve më të mira në dispozicion, për të identifikuar mundësinë e një ngjarjeje të tillë, si një sulm i ri në zemër ose gjakderdhje, lëkundet rreth 70 %.

Saktësia e rezultatit të ri të rrezikut afrohet me 90 %, duke zvogëluar kështu statistikisht mundësinë e një gabimi në diagnozë nga tre në një pacient nga dhjetë të analizuar./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.