FOKUS – Çmimet e naftës në rënie nga pakësimi i kërkesës

UASHINGTON, 15 janar /ATSH-DPA/ – Çmimet e naftës ranë ndjeshëm ndërsa bllokimet e reja në të gjithë Europën dhe shenjat e shpërthimeve të reja në Kinë ringjallën shqetësimet e kërkesës për karburant.

Nafta e papërpunuar Brent ra me 1,8% në 55,38 dollarë për fuçi.

Gjermania, ekonomia më e madhe e Europës, sot kapërceu dy milionë raste të koronavirusit ndërsa vendet forcojnë kufizimet për të frenuar përhapjen e llojeve të reja më ngjitëse të sëmundjes.

Portugalia ka vendosur një bllokadë të re kombëtare, ndërsa BM kërkon teste negative për hyrje.

Kufizime të reja të popullsisë janë njoftuar që nga Brazili deri në Liban.

Mes frikës nga rastet në rritje, Gjermania po konsideron një “megabllokadë”.

Franca po fut kufizime më të rrepta për këdo që hyn në vend nga jashtë BE.

Kina ka bllokuar miliona njerëz në kundërpërgjigje të shpërthimeve të reja Covid-19 në veri dhe verilindje./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.