Durrës/ Mbi 16 mijë tonë mallra po përpunohen në port, kryesisht materiale ndërtimi

TIRANË, 15 janar/ATSH/ Në portin më të madh në vend po përpunohen mbi 16 mijë tonë mallra të ndryshme.

Autoriteti Portual Durrës bëri të ditur se “5 anije me 16 586 tonë mallra po përpunohen, 2 anije janë në radë dhe 3 në pritje me 13 284 tonë mallra”.

“Materialet e ndërtimit janë në fokus të përpunimit në port, ku vetëm ditën e sotme nga 3 anije tregtare po përpunohen 7584 tonë çimento dhe 4050 tonë hekur”, tha APD.

Porti i Durrësit është më i madhi në vend. Anijet tregtare që transportojnë mallra nga/drejt Durrësit kanë lundruar deri tani nga/drejt 67 porteve në 24 vende të botës.

/k.s/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.