Shitje rekord në ankand për një ilustrim në kopertinën e librit të Tintin

PARIS, 14 janar /ATSH-AFP/ – Një ilustrim i Herge për kopertinën e librit të Tintin “Le Lotus bleu” theu sot rekordin botëror të ankandit për librin komik duke u shitur me 3,175 milionë euro përfshirë kostot, njoftoi shtëpia e ankandeve Artcurial.

E shitur nga familja Casterman në Paris, ky ilustrim i vitit 1936, i pikturuar me bojëra uji dhe i gjykuar në fund të fundit shumë fine dhe kompleks për impresionin e librit komik, u shfaq përsëri në mënyrë misterioze, shumë kohë pasi ishte ofruar nga ilustruesi belg për djalin e botuesit Louis Casterman, Jean-Paul, sipas trashëgimtarëve./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.