TIRANË, 14 janar /ATSH/ Nis shërbimi për pajisjen me pasaportë dhe kartë identiteti të qytetarëve shqiptarë rezidentë në Turqi.
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme njoftoi se ka filluar sot shërbimi për pajisjen me pasaportë dhe kartë identiteti të qytetarëve shqiptarë rezidentë në Turqi.
Në ceremoninë e inaugurimit, ku qytetarët e parë morën sot shërbimin për pajisje me këto dokumente, morën pjesë zëvendësministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Agron Tare dhe drejtori i ALEAT, Jean-Alain Jouan”, bëri të ditur MEPJ.
MEPJ fton të gjithë qytetarët që të aplikojnë në portalin e-Albania, duke ndjekur gjithë udhëzimet e nevojshme.
/j.p/r.e/