GJERMANI – Wieler: Një kufizim më i ashpër antiCovid-19 sërish një mundësi

BERLIN, 14 janar /ATSH-ANSA/ – Një kufizim më i ashpër në Gjermani është një mundësi, sipas presidentit të Institutit, Robert Koch, Lothar Wieler.

Sipas eksertëve të institutit gjerman të referencës, të gjitha modelet matematike të pandemisë tregojnë se një riforcim i masave do të ishte i nevojshëm.

Wieler konstatoi se në këtë valë të dytë, kufizimi sheh shumë përjashtime dhe se rregullat përgjithësisht zbatohen më pak.

Presidenti u bëri thirrje punëdhënësve që të jenë të përgjegjshëm dhe të lejojnë punën nga shtëpia sa më shumë të jetë e mundur.

Lidhur me mutacionet, të cilat po përshpejtojnë përhapjen në disa vende të botës, të tilla si Irlanda, Wieler kujtoi se përhapja e mutacioneve mund të ngadalësohet duke shmangur udhëtimet.

Prandaj, ftesa për gjermanët për të lëvizur sa më pak të jetë e mundur dhe vetëm nëse është e domosdoshme u përsërit./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.