LONDËR, 14 janar /ATSH-AA/ – Skuadra e Manchester City shënoi fitore duke mposhtur Brighton 1:0 falë një goli në pjesën e parë nga Phil Foden në stadiumin ”Etihad”.
Më këtë triumf, ekipi vendas siguroi fitoren e katërt radhazi në Premier Ligë.
Manchester City është në vendin e katërt me 32 pikë, ndërsa Brighton rrëshqiti në vendin e 17 me 14 pikë. /os/