COVID-19 – Italia kalon në zonë portokalli

ROMË, 14 janar /ATSH-ANSA/ – Pothuajse e gjithë Italia kalon në zonë portokalli dhe ndalohet lëvizja midis rajoneve deri më 15 shkurt, me Lombardinë dhe Siçilinë, që, nga e diela, mund të jenë zonat e para të kuqe të vitit 2021.

Kufizimi i ri do të hyjë në fuqi në orët e ardhshme, për të parandaluar Italinë të përfundojë në të njëjtën situatë si Britania e Madhe dhe Gjermania, duke e detyruar qeverinë të gjejë zgjidhjen e vetme të mundshme në atë rast: një bllokim të ri kombëtar.

“Situata nuk mund të nënvlerësohet. Po punojmë shpejt për të parashikuar kufizimet për shmangien e një valë të re të fortë të virusit”, tha ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza.

Ndryshimet e fundit janë të vlefshme nga 16 janari./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.