U përfshi në konflikt/ SHÇBA pezullon punonjësin deri në përfundimin e hetimeve

TIRANË, 13 janar/ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave pas marrjes në dijeni të një konflikti të ndodhur mes një punonjësi të SHÇBA dhe disa punonjësve të Policisë Bashkiake Tiranë, vendosi pezullimin nga detyra, si edhe fillimin e ecurisë disiplinore për shkelje të rëndë.

Masa u mor ndaj specialistit të përfshirë në këtë konflikt, me detyrë Trupë Shërbimi pranë Drejtorisë së Përgjithshme të SHÇBA, deri në përfundim të hetimit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

SHÇBA thekson se mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit për të gjithë punonjësit, brenda dhe jashtë strukturës së saj, pavarësisht gradës, apo pozicionit të detyrës.

“Inkurajojmë të gjithë qytetarët dhe mediet që për çdo ankesë ndaj punonjësve të strukturave, të kontaktojnë në adresën e emailit: [email protected]hcba.gov.al ose nëpërmjet numrit të gjelbër 0800 9090”, thuhet në njoftimin për shtyp të SHÇBA-së./m.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.