Siguria ushqimore/ AKU kryen 542 inspektime, 33 masa paralajmërimi në operatorët e biznesit

TIRANË, 13 janar /ATSH/ Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) në zbatim të planit të punës por edhe si pjesë e Taskforcës antiCovid, kanë kryer gjatë ditës së sotme 542 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin, tek operatorët e biznesit.

AKU bën të ditur se, gjatë kontrolleve zyrtare për garantimin e sigurisë ushqimore në operatorë të biznesit janë dhënë 33 masa me paralajmërim përgjithësisht përgjithësisht për rinovim të planit të dezinfektimit, deratizimit dhe dezinsektimit si dhe rinovim i analizave mikrobiologjike të ujit.

Ndërsa janë marrë 6 mostra në monitorim të produkteve ushqimore.

Në zbatim të Urdhrit “Për bashkërendimin e inspektimeve për zbatimin e protokolleve të sigurisë në kuadër të Taskforcës antCovid-19, inspektorët e kontrollit ushqimor, përveç monitorimeve të subjekteve kanë këshilluar 266 qytetarë për mbajtjen e maskave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

e.xh//a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.