PRISHTINË, 13 janar /ATSH/ Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur sot në Parlamentin e Belgjikës nga Presidentja e Senatit, Stephanie D’Hose dhe Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Éliane Tillieux.
Osmani tha se Stephanie D’Hose dhe Tillieux janë dy gra të jashtëzakonshme dhe me një vizion të qartë politik për vendin dhe përkushtimin për avancimin e raporteve me Kosovën.
“Nder dhe kënaqësi e veçantë të mirëpritem sot në Parlamentin e Belgjikes nga Presidentja e Senatit, Stephanie D’Hose dhe Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Éliane Tillieux. Dy gra të jashtëzakonshme, me një vizion të qartë politik për vendin, përkushtim për avancimin e raporteve me Kosovën si dhe për avancimin e përfaqësimit gjinor në politikë dhe përtej”, tha Osmani./KosovaPress/