Agjencia Telegrafike Shqiptare

OPDAT asistencë ILD-së në forcim kapacitetesh dhe ekspertizë profesionale

TIRANË, 13 janar/ATSH/ Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani priti në takim këshilltaren ligjore rezidente të programit OPDAT pranë Ambasadës së SHBA në Shqipëri,  Michelle Lakomy.

Metani e njohu Lakomy me punën e zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë me verifikimin e ankesave, hetimin e shkeljeve disiplinore dhe fillimin e procedimit disiplinor ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të të gjitha niveleve, si dhe me vizionin e këtij procesi, si një ekuilibër mes parimeve të interesit publik për administrimin e drejtësisë dhe pavarësisë së magjistratëve.

Këshilltarja ligjore e OPDAT, Lakomy shprehu gatishmërinë për të asistuar zyrën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë në forcim kapacitetesh dhe ekspertizë profesionale.

Metani dhe Lakomy bashkëndanë vullnetin për bashkëpunim mes zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe programit OPDAT të departamentit të drejtësisë së SHBA.

/k.s//a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version