Kryemadhi: Keqmenaxhimi i situatës së pandemisë rëndoi qytetarët dhe biznesin

TIRANË, 13 janar /ATSH/ Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi deklaroi sot se ekonomia e shqiptarëve është më e keqe se 4 vite më parë dhe pandemia e rëndoi akoma më shumë.

Në një takim të zhvilluar në njësinë numër 10, Kryemadhi tha se standardi i jetesës dhe pagat e qytetarëve janë në nivelin që kanë qenë, madje edhe mund të bien për shkak të inflacionit që ka ndodhur. “Ajo që duhet thënë është se pandemia e dëmtoi akoma dhe më shumë biznesin. Pandemia i ndodhi gjithë botës, por në Shqipëri keqmenaxhimi i saj bëri që biznesi dhe familjarët ta ndiejnë drejtpërdrejt atë”, u shpreh ajo.

Kryemadhi u shpreh se në këtë zonë lSI do të kandidojë Nora Malajn. /j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.