Krujë/ Vijon puna për riparimin e pasojave nga reshjet e dendura të shiut

TIRANË, 13 janar/ATSH/ Në bashkinë e Krujës vijon puna për të riparuar e sistemuar gjithë pasojat që lanë reshjet e dendura të shiut përgjatë këtyre ditëve.
Kryetari i bashkisë së Krujës, Artur Bushi, tha se “i gjithë rrjeti ujësjellës është funksional, ndërsa masivi shkëmbor në Abaze nuk përbën më problem për lëvizjen e mjeteve”.
Sipas tij, po punohet në rrugën rurale të Kroit të Madh.
“Edhe nesër e deri në sistemimin e problemit të fundit, do punojmë për të kthyer normalitetin në lëvizjen e banorëve”, – tha Bushi.
Në bashkinë e Krujës për shkak të reshjeve të shumta të shiut situata u paraqit ditët e fundit problematike në Murqinë, Mallkuç dhe Derven, ku uji mbuloi vetëm tokë bujqësore dhe një familje u evakuua.

/k.s/a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.