ROMË, 13 janar /ATSH-ANSA/ – Njësitë e kujdesit intensiv të zëna nga pacientët me COVID-19 janë rikthyer, në nivel kombëtar, mbi pragun e alarmit prej 30%, njoftoi sot Agjencia Kombëtare e Shërbimeve Shëndetësore Rajonale (Agenas).
Niveli i zënies së shtretërve ka arritur në 31%, 1% më shumë se 7 ditë më parë.
Gjithashtu, me 1%, krahasuar me një javë më parë, u rrit edhe numri i shtretërve në pavionet COVID, duke arritur në 37%, shumë pak nën pragun e gatishmërisë prej 40%.
Megjithatë, Agenas ngriti shqetësimin se tashmë ekzistojnë 10 rajone që e tejkalojnë këtë prag kritik./ /ervo/