COVID-19 – Qeveria daneze zgjat kufizimet

KOPENHAGË, 13 janar /ATSH-DPA/- Kufizimet e vëna në Danimarkë për të ndaluar përhapjen e COVID-19 do të zgjaten me tri javë, njoftoi sot qeveria.

“Numri i rasteve po rritet dhe ka shqetësime në lidhje me mutacionin britanik të virusit, që është veçanërisht ngjitës”, tha ministri i Shëndetësisë, Magnus Heunicke, në një konferencë shtypi.

“Është një garë me kohën”, shtoi ai.

Kufizimet aktuale, të planifikuara fillimisht për të vazhduar deri të dielën, janë zgjatur deri më 7 shkurt./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.