BRUKSEL, 13 janar /ATSH-DPA/ – Rritja e prodhimit industrial të eurozonës euro e udhëhequr nga rritja e fortë e prodhimit të mallrave kapitale u përshpejtua papritur në nëntor, deklaroi Eurostat.
Prodhimi industrial u rrit 2.5% në bazë mujore, më shpejt se rritja 2.3% e regjistruar në tetor. Kjo ishte rritja më e shpejtë në katër muaj dhe tejkaloi parashikimin e ekonomistëve prej 0.2%.
Prodhimi i mallrave kapitale u rrit me 7% dhe ai i mallrave të ndërmjetëm u rrit me 1.5%.
Ndërkohë, prodhimi i energjisë ra me 3.9%. Prodhimi i mallrave të konsumit të qëndrueshëm dhe jo të qëndrueshëm ra përkatësisht me 1.2% dhe 1.7%.
Në bazë vjetore, rënia e prodhimit industrial ra në 0.6% nga 3.5% në tetor.
Midis vendeve anëtare, Irlanda regjistroi rritjen më të lartë mujore prej 52.8%.
Ndërkohë, uljet më të mëdha janë vërejtur në Portugali, Belgjikë dhe Kroaci. /os/