ROMË, 12 janar /ATSH-ANSA/ – Twitter ka mbyllur më shumë se 70 000 llogari që kanë lidhje me teorinë e komplotit të ekstremit të djathtë Qanon, një vendim ky që pason sulmin ndaj Capitol Hill nga një grup mbështetësish proTrump, njoftoi vetë kompania.
“Nën dritën e ngjarjeve të dhunshme në Uashington DC dhe rritjes së rrezikut, të premten pasdite nisëm pezullimin e përhershëm të mijëra llogarive, të kushtuara kryesisht përhapjes së përmbajtjeve të QAnon”, sqaroi Twitter.
Kompania shtoi se mbi 70 000 llogari u pezulluar si rezultat i këtyre përpjekjeve dhe se, në shumë raste, llogari të shumta menaxhoheshin nga një individ i vetëm./ /ervo/