SHBA – Trump vendos Kubën mes shteteve sponsorizuese të terrorizmit

UASHINGTON, 12 janar /ATSH-ANSA/ – Presidenti amerikan në largim, Donald Trump i lë një ”patate të nxehtë” pasardhësit të tij Joe Biden, pasi sekretari i Shtetit, Mike Pompeo ka njoftuar se SHBA e ka vendosur Kubën përsëri në listën e vendeve sponsorizuese të terrorizmit, në një linjë me Sirinë, Iranin dhe Korenë e Veriut.

Reagimi i Havanës ishte i menjëhershëm, i cili “dënoi oportunizmin politik” të vendimit të Uashingtonit që e zbret Kubën në “një përkufizim cinik dhe hipokrit”.

Vendimi i Trump, i marrë “për të siguruar vazhdimisht mbështetjen e Kubës ndaj akteve të terrorizmit ndërkombëtar duke garantuar një strehë të sigurt për terroristët”, revokon një masë të marrë në 2015 nga administrata Obama në kontekstin e shkrirjes ndaj ish-kundërshtares së saj të Luftës së Ftohtë./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.