PORTUGALI – Presidenti De Sousa rezulton pozitiv me COVID-19

LISBONË, 12 janar /ATSH-AA/ – Presidenti i Portugalisë Marcelo Rebelo de Sousa rezultoi pozitiv në testin e koronavirusit të ri (COVID-19).

Në një deklaratë të Presidencës së vendit thuhet se 72-vjeçari Rebelo de Sousa nuk ka shfaqur asnjë simptomë të koronavirusit deri më tani, por do të vetizolohet në rezidencën e tij zyrtare.

Në njoftim thuhet se presidenti më herët gjatë ditës kishte rezultuar negativ në testin e antigjenit, por në mbrëmje rezultoi pozitiv në testin PCR.

Rebelo de Sousa ishte në karantinë për gjysmë dite pas zbulimit të koronavirusit më 6 janar tek njëri nga këshilltarët e tij të cilin ai e kishte takuar më 4 janar dhe vazhdoi programin e tij zyrtar me këshillën e mjekëve pasi testet ishin negative.

Rebelo de Sousa është edhe njëri prej kandidatëve në zgjedhjet presidenciale të planifikuara për më 24 janar, ndërsa sondazhet e konsiderojnë atë si favorit për të fituar zgjedhjet./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.