TIRANË, 12 janar /ATSH/ Zv.ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Etjen Xhafaj ishte sot pranë banorëve të Zhabjakut në Kavajë.
Në këtë zonë pas reshjeve intensive të disa ditëve më parë po punohet intensivisht për të riparuar kanalet e kullimit.
“Bashkë me Edisonin shkuam sot pranë banorëve në Zhabjak, ku po punohet intensivisht për të riparuar kanalet e kullimit pas reshjeve intensive të disa ditëve më parë”, u shpreh zv.ministri Xhafaj.
Situata e reshjeve ditët e fundit rëndoi situatën në disa zona të vendit. Megjithatë situata në shumë zona është përmirësuar, teksa uji është tërhequr.
Falë investimeve të realizuara në vitet e fundit, masave të marra në kohën e duhur dhe punës së bërë nga grupet e terrenit, të cilët ishin në krye të detyrës që në momentin e parë, është arritur që të minimizohen pasojat e reshjeve të shumta. /a.a/r.e/