”Mercedes” trefishon prodhimin e automjeteve elektrike

FRANKFURT, 12 janar /ATSH-ANSA/ – Kompania Mercedes-Benz po përshpejton udhëtimin e saj drejt neutralitetit ndaj karbonit.

Hapa të rëndësishëm u morën në vitin 2020, me një rritje të mprehtë të dërgesave, pasi Mercedes-Benz Cars shiti mbi 160 000 makina hibride plug-in dhe automjete plotësisht elektrike në të gjithë botën (+228,8%), nga të cilat afërsisht 87 000 njësi në tremujorin e katërt.

Shitjet e hibrideve plug-in gati janë katërfishuar në mbi 115 000 njësi.

2021 është mbi të gjitha nxitimi i elektrifikimit të makinave Mercedes-Benz. Do të prezantohen katër modele të reja Mercedes-EQ: EQA, EQB, EQE dhe EQS.

Familja hibride plug-in e Mercedes-Benz, e përbërë aktualisht nga më shumë se 20 variante të modelit, do të rinovohet me derivate të elektrizuara të C-Class dhe S-Class,  rreth 13%./ /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.