Tiranë, 12 janar/ATSH/ Shefja e departamentit të Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino thotë se vaksina antiCovid mbahet në kushte të sigurta.
“Vaksinimi ndaj COVID-19 filloi. Vaksinë e sigurt e ruajtur në kushte të sigurta”, thotë Bino.
Në postimin e publikuar prej Binos shihet qartë që vaksinat antiCovid të kompanisë “Pfizer-BioNTech” po ruhen në Institutin e Shëndetit Publik në temperaturë -80 °C.
Fushata kombëtare e vaksinimit antiCovid nisi dje në mjediset e stadiumit “Air Albania” ku po vijon me vaksinimin e mjekëve, infermierëve dhe epidemiologëve të terrenit për të vazhduar edhe me të moshuarit si grupe risku.
z.tosku/j.p/r.e/