Agjencia Telegrafike Shqiptare

FOTO-Situata në Durrës po i kthehet normalitetit/ Përfundon pastrimi i shëtitores Taulantia dhe rruga e Currilave

TIRANË, 12 janar /ATSH/ Situata në Durrës po i kthehet normalitetit pas reshjeve të dendura të ditëve të fundit. Ekipet e punës kanë përfunduar pastrimin e shëtitores “Taulantia” dhe po vijojnë punën për pastrimin tërësisht të rrugës së Currilave.

Bashkia e Durrësit thekson se vijon puna në terren me të gjitha kapacitetet për normalizimin e situatës së krijuar nga reshjet e dendura gjatë ditëve të fundit.

“Ka përfunduar pastrimi i shëtitores Taulantia, po pastrohet tërësisht rruga e Currilave, po punohet për mbajtjen në gatishmëri të infrastrukturës kulluese dhe në të gjitha njësitë administrative vijon puna për eliminimin e pasojave të përmbytjeve. Situata në Durrës po i kthehet normalitetit, ndërkohë që ekipet vazhdojnë të jenë në gatishmëri dhe në shërbim të qytetarëve”, bën të ditur bashkia e Durrësit. /a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version