DPT sjell platformën helpdesk në shërbim të tatimpaguesve për Fiskalizimin

TIRANË, 12 janar/ATSH/ Prej datës 1 janar 2021, të gjitha transaksionet pa para në dorë midis tatimpaguesve dhe organeve publike B2G do të fiskalizohen.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, sjell në vëmendje të tatimpaguesve se ka ndërtuar platformën për menaxhimin e pyetjeve/problematikave mbi procesin e Fiskalizimit.

Kjo platformë është funksionale nga data 8 janar 2021 dhe është e publikuar në faqen zyrtare të Tatimeve http://helpdesk.tatime.gov.al.

Aty tatimpaguesit do të gjejnë një seksion të dedikuar për çdo pyejte lidhur me zbatimin sa më korrekt të procesit të Fiskalizimit.

Tatimpaguesit mund të përcjellin çdo problematikë të konstatuar mbi mënyrën e funksionimit, duke synuar që Adminsitrata Tatimore me shumë transparencë dhe përgjegjësi maksimale do të jetë në dispozicion për kthim përgjigjeje gjatë ditëve të punës brenda 24 orëve. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.