MOSKË, 12 janar /ATSH-AFP/ – Rusia njoftoi sot se do të zgjaste ndërprerjen e lidhjeve ajrore me Britaninë e Madhe, dy ditë pas zbulimit të një varianti të ri të COVID-19 tek një pacient rus i kthyer nga ky vend.
Ndërprerja e fluturimeve, vendosur që prej fundit të dhjetorit, u zgjat deri më 1 shkurt, sipas një dekreti qeveritar që thekson se masa duhet të pengojë importin dhe përhapjen e infeksionit të ri të koronavirusit.
Varianti i ri i koronavirusit, të zbuluar së fundi në Britaninë e Madhe mund të jetë 50 deri në 74% më përhapës se mutacionet e tjera ekzistuese, sipas ekspertëve.
Pas shfaqjes së tij, 50 shtete kanë pezulluar fluturimet për udhëtarët e ardhur nga ky vend.
Rusia kishte vendosur lidhjet ajrore drejt Britanisë së Madhe, katër muaj pas ndërprerjes së tyre në fillim të epidemisë së koronavirusit./ /ec/