OSHEE: Riparohet defekti në linjën 35 kV Fushë-Arrëz-Pukë, po punohet për avarinë në Tropojë

TIRANË, 11 janar/ATSH/ Operatori i Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë njoftoi sot se pas një pune intensive nga grupet e avarisë së Tensionit të Lartë rajoni i veriut, është riparuar defekti në linjën 35 kV Fushë-Arrëz-Pukë.
Sipas OSHEE-së paraditen e sotme qyteti i Pukës është furnizuar me energji elektrike.
Ndërkohë OSHEE njofton se si pasojë e motit të keq ka ka pasur probleme të shtuara në linjën e energjisë elektrike në Tropojë.
Për shkak të një avarie në transformatorin e NST Gropaj, gjatë ditës së sotme kanë mbetur pa energji disa zona në Tropojë e Shkodër: Tropojë/Btosh, Shëngjergj, Lekbibaj, Gjonpepaj, Dushaj i Poshtëm, Dushaj Eperm, T’Pla, Degë Shkodër/ Blerim, Dardhë, Mezi, Miliska, Bugjon, Fierzë, Iballë, Mërtur.
Grupet e OSHEE vijojnë punën në terren për të siguruar furnizimin me energji për të gjithë qytetarët. /k.s//a.a/r.e/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.