TIRANË, 11 janar /ATSH/ Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj deklaroi sot se, situata e motit të ditëve të fundit nuk ka sjellë asnjë pasojë në sistemin e burgjeve.
Ajo theksoi se, e gjithë trupa policore dhe strukturat civile janë të trajnuara dhe të gatshme për përballimin e situatave të rënduara të motit dhe emergjencat civile.
“Situata e motit të ditëve të fundit nuk ka sjellë asnjë pasojë në sistemin tonë të burgjeve. E gjithë trupa policore dhe strukturat civile janë të trajnuara dhe të gatshme për përballimin e situatave të rënduara të motit dhe emergjencat civile”, tha ministrja Gjonaj.
Ajo nënvizoi se, “përveç ndjekjes në terren, Shtabi i Emergjencave në Ministrinë e Drejtësisë ka akses të dedikuar në kohë reale 24 orë në 24 me të gjitha IEVP-të nëpërmjet sallës operacionale dhe sistemit të monitorimit elektronik, falë investimeve të vazhdueshme teknologjike gjatë këtij mandati”. /a.a/r.e/