TIRANË, 10 Janar/ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu thotë se pavarësisht situatës së vështirë të krijuar prej reshjeve intensive, grupet e epidemiologëve dhe mjekëve të familjes janë në terren në Gjadër dhe Lezhë.
Manastiriliu po ashtu ka lajmëruar se në krye të detyrës këtë të dielë janë edhe mjekët dhe epidemiologët në zonën e Oblikës e Livades në Shkodër, të cilët po u shërbejnë pacientëve në banesë.
“Mirënjohje për punën e palodhur të skuadrave të epidemiologëve në terren dhe mjekëve të familjes në Gjadër e Lezhë dhe zonat e Oblikës e Livades në Shkodër, që edhe këtë të diel janë në krye të detyrës, në shërbim të pacientëve, megjithë vështirësitë e krijuara nga situata e reshjeve intensive”, thotë Manastirliu. z.tosku/