Harry dhe Meghan i japin lamtumirën rrjeteve sociale

LONDËR, 10 janar /ATSH-ANSA/ – Duka dhe Dukesha e Sussex, Harry dhe bashkëshortja e tij Meghan, njoftuan se i kanë braktisur mediet sociale dhe nuk do t’i përdorin platformat, si Twitter ose Facebook, sipas “Sunday Times”.

“Çifti nuk kanë ndërmend të përdorë mediet sociale për Fondacionin e tyre të ri “Archeëell” dhe kthimi i tyre në platforma në një nivel personal është shumë i pamundur”, tha një burim i afërt me ta, i cituar nga gazeta.

Sipas medias, duket se çifti është mjaft i zhgënjyer nga urrejtja e hasur në rrjetet sociale./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.