Treguesi i besimit të biznesit në sektorin e industrisë rritje me 7.7%

TIRANË, 9 janar /ATSH/ Industria kryeson ndër sektorët e tjerë të ekonomisë, për besim më të lartë të biznesit në prespektivën e një zhvillimi më të shpejtë, për periudhën në vijim.

Sipas vrojtimit të publikuar nga Banka e Shqipërisë, treguesi i besimit të biznesit në sektorin e industrisë u rrit me 7.7% gjatë tremujorit të katërt falë rritjes së prodhimit, me 16.8 % dhe kontratave porositëse, me 12.5 %.

Pas industrisë renditet sektori i shërbim. “Treguesi i besimit në sektorin e shërbimeve u rrit me 7.1%, i mbështetur nga rritja paralele dy balancave formuese, ecuria e biznesit dhe kërkesa. Edhe balancat e tjera të vrojtimit si gjendja financiare, pritjet për ecurinë e punësimit në tremujorin e ardhshëm dhe norma e shfrytëzimit të kapaciteteve u përmirësuan”- bën të ditur BSH-aj.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.