Situata në Kukës/ Prefekti Kuçana për ATSH: Ekipet e emergjencave të bashkive në terren

TIRANË, 9 janar /ATSH – I. Vata/- Prefekti i Qarkut Kukës, Zenel Kuçana tha për ATSH, se ka mbledhur Shtabin e Emergjencave Civile për monitorimin e situatës nga reshjet në Qarkun Kukës.

Ai tha thekson se ekipi i emergjencave dhe  gjithë stafi i bashkive janë në terren duke punuar në çdo vend ku janë paraqitur problematika.

Po ashtu, Kuçana tha se “prurjet ne liqenin e Fierzës janë 2000 m /kub në sek. Kuota është 280.14 cm”.

Ai tha se disa fshatra në bashkinë Tropojë janë pa energji dhe brenda ditës sotme ekipet e riparimit do të riparojnë linjat dhe do të lidhin energjinë.

Prefekti Kuçana tha se strukturat e emergjencave civile të bashkive po mbajnë në monitorim situatën e prurjeve të lumenjve të cilët do të njoftojnë për ndryshimet e kuotave të tyre.

Gjithashtu po monitorohen objektet e rezervateve duke i shoqëruar me masat përkatëse dhe zonat me risk të lartë rrëshqitje.

Shtabi i emergjencave po punon duke pastruar rrugën kryesore të fshatit Grykë-Çajë ku ka pas rrëshqitje të tokës.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.