TIRANË, 8 janar /ATSH/ Biznesi dhe konsumatorët rritën besimin në përmirësimin e ekonomisë së vendit, në tremujorin e katërt të vitit 2020.
Banka e Shqipërisë publikoi të dhënat e “Vrojtimit të Besimit të Biznesit dhe të Konsumatorit për tremujorin e katërt 2020”, sipas të cilit treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) u rrit me gjashtë pikë krahasuar me tremujorin e mëparshëm.
Megjithatë, pavarësisht përmirësimit për dy tremujorë radhazi, ky tregues ngelet ndjeshëm nën mesataren e vet historike, i ndikuar nga goditja e fortë negative në tremujorin e dytë të këtij viti.
Treguesi në rritje për këtë periudhë, pasqyroi kryesisht përmirësimin e besimit të biznesit dhe konsumatorit për sektorët kryesorë të vendit siç janë industria, tregtia, shërbimet.
Ndërsa biznesi rriti besimin në ekonomi kryesisht në drejtimt të rritjes së prodhimit, konsumatortët u shprehën pozitivisht për balancat lidhur me gjendjen aktuale të
të ardhurave dhe shpenzimeve. e.xh/j.p/r.e/
