Agjencia Telegrafike Shqiptare

Parashikimi i motit, e premte 8 janar 2021

TIRANË, 8 janar /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e premte moti parashikohet kryesisht i vranët. Do ketë reshje shiu në të gjithë vendin me intensitet të ulët dhe mesatar.

Në pjesën veriore dhe pjesërisht në qendër në orët e para të mëngjesit deri në mesditë do ketë reshje me intensitet të lartë në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në zonën e Alpeve dhe në verilindje do ketë reshje dëbore në lartësitë mbi 300-400 metër. Do ketë gjithashtu prezencë mjegulle të dendur në orët e mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve të shiut dhe dëborës.

Era do të fryjë me drejtim Jug – Jugperëndim  me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore do ketë shpejtësi deri në 18m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 11/13 re shi
Kukës 6/10 re shi /borë
Lezhë 11/12 re shi
Dibër 5/8 re shi /borë
Durrës 11/16 re shi
Tiranë 11/15 re shi
Elbasan 10/13 re shi
Berat 12/14 re shi
Vlorë 13/16 re shi
Korcë 5/10 re shi
Gjirokastër 10/14 re shi
Sarandë 10/16 re shi

 

                  

                                     

                                            

                 

           

 

 

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version