BRUKSEL – Eurostat: Inflacioni i zonës euro nën zero

BRUKSEL, 7 janar /ATSH-DPA/ – Inflacioni në zonën e euros mbeti i qëndrueshëm, por në territor negativ në dhjetor, deklaroi zyra e statistikave e Bashkimit Europian.

”Shkalla vjetore e inflacionit ka mbetur e pandryshuar që nga shtatori pasi ra në të kuqe në gusht për 19 vendet që përdorin euron”, sipas një deklarate të Eurostat.

Në korrik, shkalla e rritjes së çmimit ishte akoma pozitive në 0,4%.

Seria e deflacionit, e paparë në eurozonë që nga viti 2016, u drejtua kryesisht nga rënia e çmimeve të energjisë, e cila ra me 6,9% nga viti në vit, sipas Eurostat në vlerësimin e saj të parë, ndërsa pandemia ka frenuar kërkesën për karburant.

Inflacioni vjetor matet duke krahasuar nivelet e çmimeve midis muajit aktual dhe të njëjtit muaj të vitit të kaluar.

Shifrat janë mjaft poshtë objektivit të Bankës Qendrore Europiane të inflacionit prej pak më pak se 2%, një normë që konsiderohet e ekuilibruar midis rritjes dhe stabilitetit. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.