GJERMANI – Maas: Të ndalet shkelja e demokracisë

BERLIN, 6 janar /ATSH-AFP/ – Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas u bëri thirrje mbështetësve të presidentit amerikan Donald Trump që të ndalojnë shkeljen e demokracisë, pas hyrjes me dhunë të këtyre të fundit në ndërtesën e Kapitol Hill, në Uashington.

“Trump dhe mbështetësit e tij duhet të pranojnë vendimin e votuesve amerikanë dhe të ndalojnë shkeljen e demokracinë”, shkroi ai Twitter.

Maas shtoi se fjalët nxitëse shpesh kthehen në veprim të dhunshëm./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.