“Faleminderit”/ Fotogaleri nga vizita zyrtare e kryeministrit Rama në Turqi


TIRANË, 6 janar/ATSH/ Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Ankara, me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

“Faleminderit”, tha Rama, ndërsa publikoi pamje nga përmbyllja e axhendës së takimeve të ditës së sotme, e cila nisi me ceremoninë zyrtare të pritjes nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Po ashtu, Rama përcolli edhe momentet kryesore të vizitës zyrtare përmes fotove. “Dita e çeljes së një kapitulli të ri në rrugën e partneritetit strategjik me Turqinë”, u shpreh Rama.

I shoqëruar nga delegacioni shqiptar në përbërje të së cilit ishin disa prej ministrave të kabinetit qeveritar, gjatë kësaj vizite u nënshkruan një sërë marrëveshjesh me rëndësi në kuadrin e partneritetit  strategjik mes Shqipërisë dhe Turqisë.

Kjo vizitë, sipas Kryeministrit Rama, hap një kapitull të ri bashkëpunimi mes dy qeverive. /m.m/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.