TIRANË, 6 janar/ATSH/ Besimtarët ortodoksë në qytetin e Beratit kremtuan sot “Ditën e Ujit të Bekuar”, e cila simbolizon ditën kur Jezusi u pagëzua në ujërat e lumit Jordan nga Joan Pagëzori.
Si çdo vit të rinjtë sfiduan edhe këtë vit temperaturat e ulëta duke u futur në garën e bukur të nxjerrjes së Kryqit të Bekuar nga ujërat e lumit Osum. Kryqi doli nga duart e të riut Daniel Lireza.
Të gjithë besimtarët ortodoksë në mbarë vendin, sot në 6 janar kremtojnë Ditën e Ujit të Bekuar. Dita e Ujit të Bekuar festohet me hedhjen e kryqit në ujë.
Sipas Biblës dita e ujit të bekuar, përkon me parathënien e 3 personave që panë në qiellin e Betlehemit në Jeruzalem yllin, i cili paralajmëronte lindjen e Jezu Krishtit./k.s/r.e/
