Nga nafta pa akcizë te zerimi i tatimfitimit dhe TVSH-së/ Braçe: Kosto e punës në bujqësi nuk ka qenë kurrë më e ulët

TIRANË, 5 janar/ATSH/ Zv/kryeministri Erion Braçe deklaroi sot se “kosto e punës në bujqësi nuk ka qenë kurrë më e ulët, ndërkohë që tatim fitimin e TVSH-në në bujqësi e kemi bërë zero”.

Braçe u ndal sërish te nafta pa akcizë, ndërsa ftoi fermerët që të aplikojnë përmes e-Albania.

“Për bujqit nafta pa akcizë, pa taksë qarkullimi, pa taksë karboni dhe pa TVSH përkatëse”, tha Braçe ndërsa publikoi se si përfitojnë fermerët individualë, Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor dhe personat fizikë apo juridikë që kryejnë veprimtari bujqësore.

Braçe tha se përfitojnë 100% të sasisë së nevojshme për sipërfaqe deri në 10 hektarë dhe 100% të sasisë së nevojshme deri në 10 hektarë dhe, mbi 10 hektarë sasinë e naftës me normativë të reduktuar”.

“Përfitimi për litër naftë: 1. 37 lekë/litër akcizë; 2. 27 lekë/litër Taksë Qarkullimi; 3. 3 lekë/litër Taksë Karboni; 4. 13.4 lekë/litër TVSH respektive. Totali 80.4 lekë/ litër”, tha ai.

Braçe tha se dokumentet që duhen janë NIPT-i i fermerit aktiv për fermerët individualë; NIPT/NUIS aktiv për personat fizik e juridik me aktivitet bujqësor; tokë bujqësore në pronësi ose në përdorim me dokumentet përkatëse dhe madhësia totale e fermës mbi 0.4 hektarë dhe parcelë më të madhe se 0.1 hektarë”.

“Aplikoni, aplikoni në portalin e-Albania. Paraqituni në bashkinë Divjakë e Lushnjë për ndihmë aplikimi”, tha ai.

Braçe kujtoi se “hoqëm TVSH e taksën doganore për plehra kimike, pesticide, farëra e fidanë bujqësorë si dhe hoqëm TVSH për mekanikën bujqësore dhe elementët e serrave etj., etj.”./m.m//a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.