ARMENI – Presidenti Sargsyan pozitiv me COVID-19 pas vizitës në Londër

JEREVAN, 5 janar /ATSH-DPA/ – Presidenti armen, Armen Sargsyan rezultoi sot pozitiv me COVID-19 pas një vizite në Britaninë e Madhe gjatë Vitit të Ri, njoftoi media lokale.

Presidenti 67-vjeçar, i cili u diagnostikua pasi u kthye në kryeqytetin armen, Jerevan, thuhet se kishte festuar së bashku me familjen e tij në Londër.

Asnjë informacion nuk u dha menjëherë për gjendjen e tij shëndetësore.

Armenia ka regjistruar më shumë se 160 500 raste infektimi dhe 2 878 vdekje nga koronavirusi i ri./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.