Durrës/ Nis puna për përpunimin e mallrave, 4 anije me rreth 11 mijë tonë

TIRANË, 4 janar/ATSH/ Në Portin e Durrësit rinisi sot përpunimi i mallrave për vitin 2021.

Autoriteti Portual Durrës bën të ditur se “gjatë ditës së sotme në portin më të madh në vend po përpunohen rreth 11 mijë tonë mallra”.

Sipas APD-së, konkretisht po përpunohen 4 anije me 10 888 tonë mallra si skrap, grurë, çimento etj.

“Tri prej anijeve janë ankoruar në ditët e fundit të muajit dhjetor 2020, ndërsa një prej tyre ka hyrë mëngjesin e sotëm në portin e Durrësit”, tha APD.

Ndërkohë, shton APD, në pritje për t’u përpunuar janë edhe 3 anije me gurë mermeri dhe hekur, si dhe 318 kontejnerë.

Gjatë 11 muajve janar-dhjetor 2020 në portin më të madh të vendit, janë përpunuar afro 3,6 milionë tonë mallra të ndryshme gjithsej.

/k.s//a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.