LONDËR, 4 janar /ATSH-AFP/ – Anëtarët e Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe partnerët e tyre, të bashkuar nga marrëveshja OPEC+, nisën sot diskutimet për të ndaluar hedhjen në tregun botëror të naftës së papërpunuar gjatë muajit të ardhshëm.
“Unë do të doja të rekomandoja kujdes, sepse kërkesa për karburant në sektorin e transportit, në veçanti në aviacion, është veçanërisht e brishtë”, tha ministri saudit i Energjisë, Abdelaziz ben Salman.
“Mos rrezikoni gjithçka që kemi arritur për përfitim të menjëhershëm, por iluzion”, shtoi ai.
Këto vërejtje anojnë drejt ruajtjes së shkurtimeve aktuale të prodhimit të naftës edhe në shkurt në kontrast me një front të udhëhequr nga Rusia, më i prirur për të rritur prodhimin./ /ervo/
