SOFT NEWS – Pas një turneu europian, “monoliti misterioz” shfaqet edhe në Kanada

OTAVA, 3 janar /ATSH-AFP/ – Një obelisk misterioz prej metali, i ngjashëm me atë të shfaqur në shkretëtirën e Utahut dhe në disa vende europiane, u zbulua sot në qytetin e Torontos.

Në formë drejtkëndëshe, me përmasa gati katër metra gjatësi, struktura e çuditshme tashmë është ngritur dhe më pas është zhdukur diku tjetër në Kanada, veçanërisht në qytetet e Vancouverit (perëndim) dhe Winnipeg (në jug) në fillim të dhjetorit.

Në Toronto, disa njerëz nxituan të bënin një foto me objektin e pazakontë dhe ta shpërndanin atë në rrjetet sociale.

Në një imazh të postuar në Instagram, objekti shfaqet i vandalizuar me mbishkrime të vizatuara me bojë të kuqe.

Objekti i parë i këtij lloji u zbulua në mes të nëntorit në tokën e kuqe të shkretëtirës së Utahut nga funksionarët lokalë që mbikëqyrnin këtë zonë.

Më pas shfaqjet e këtij objekti të çuditshëm vazhduan në mbarë botën, në një kodrinë në Rumani, në një plazh në ishullin e Wight, në jug të Anglisë apo dhe në një breg lumi në Poloni, duke shkaktuar magjepsje dhe kuriozitet në internet.

Disa kanë parë një ngjashmëri me monolitet jashtëtokësore në filmin e Stanley Kubrick, “2001, Odiseja e hapësirës”./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.