Agjencia Telegrafike Shqiptare

ITALI – Shtyhet hapja e stacioneve të skive

ROMË, 3 janar /ATSH-AFP/ – Italia shtyu hapjen e stacioneve të skive më 18 janar, pasi autoritetet rajonale kërkuan më shumë kohë, duke theksuar se nuk ishin përmbushur kushtet për një rihapje të parashikuar më 7 janar.

“Rezulton se kushtet nuk janë përmbushur për një hapje të stacioneve të skive më 7 janar”, theksuan autoritetet rajonale, cituar në dekretin e nënshkruar nga ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza, duke shtyrë datën e hapjes.

Fillimi i vaksinimit në Itali erdhi pasi vendi u rikufizua, pak para Krishtlindjeve, për të parandaluar një shpërthim të kontaminimeve gjatë pushimeve dhe për të shmangur spektrin e një vale të tretë.

Vendi, i cili regjistroi dje 9 166 raste të reja dhe 364 të vdekur, shpreson të vazhdojë fushatën e vaksinimit në janar me 470 000 injeksione të planifikuara çdo javë./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version