Fakulteti i Histori-Filologjisë nis mësimin online më 5 janar

TIRANË, 3 janar/ATSH/ Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë informon se me datë 5 janar do të nisë mësimi online.

Nga ana tjetër, ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi ka thënë më herët se mësimi për shkollat e mesme dhe 9-vjeçare do të nisë me 11 janar.

Që nga fillimi i vitit akademik, studentët kanë zhvilluar mësim online për shkak të situatës së pandemisë COVID-19.

z.tosku//a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.