MADRID – Spanja dhe BM arrijnë marrëveshje për kufirin e Gjibraltarit

MADRID, 31 dhjetor /ATSH-DPA/ – Spanja dhe Britania e Madhe kanë arritur një marrëveshje të minutës së fundit, që lejon Gjibraltarin të ruajë lëvizjen e lirë me Spanjën, tha sot ministri i Jashtëm spanjoll, Arancha Gonzalez Laya.

“Kjo marrëveshje dypalëshe duhet dakordësuar edhe midis BE-së dhe BM-së, gjithashtu”, shtoi ai.

Gjibraltari do të bëhet pjesë e zonës Shengen pa pasaporta, duke shmangur një kufi të fortë të jashtëm me BE në vitin e ri.

Londra dhe Madrid negociuan deri në minutën e fundit për statusin postBrexit të Gjibraltarit, që nuk ishte pjesë e marrëveshjes tregtare që BM bëri me BE./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.