Gjimnazi “Ismail Qemali”, një prej 3 shkollave ku zhvillohet seksioni dygjuhësh shqiptaro-italian

TIRANË, 31 dhjetor /ATSH/ – Gjimnazi “Ismail Qemali” në Tiranë është një prej 3 shkollave në vend ku zhvillohet seksioni dygjuhësh shqiptaro-italian.

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi zhvilloi një takim me mësuese të këtij gjimnazi.

Kushi pati me to një bashkëbisedim rreth procesit mësimor në tremujorin e parë të vitit shkollor, planet mësimore të këtyre seksioneve dhe një analizë mbi mundësitë e përmirësimit në të ardhmen.

“Sot zhvillova një takim të frytshëm me mësuese të gjimnazit “Ismail Qemali” në Tiranë, një prej 3 shkollave në vend ku zhvillohet seksioni dygjuhësh shqiptaro-italian. Me to pata një bashkëbisedim rreth procesit mësimor në tremujorin e parë të vitit shkollor, planet mësimore të këtyre seksioneve dhe një analizë mbi mundësitë e përmirësimit në të ardhmen”, u shpreh ministrja Kushi.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.