LONDËR – Deputetët britanikë miratojnë marrëveshjen postBrexit

LONDËR, 30 dhjetor /ATSH-AFP/ – Në prag të daljes së Britanië së Madhe nga tregu i vetëm europian, deputetët britanikë miratuan sot marrëveshjen postBrexit, i përfunduar midis Londrës dhe Brukselit për të hartuar ndarjen historike.

Marrëveshja, e arritur në prag të Krishtlindjes për të shmangur kaosin e një “no deal”, mund të hyjë në fuqi nesër në 23:00 me kohën e Londrës dhe GMT (mesnatë në Bruksel), kur BM i jep fund 47 vjetëve integrim europian.

Pas një debati të kufizuar në mëngjes, postBrexit u votua nga deputetët britanikë me 521 vota pro dhe 73 kundër.

Tani është radha e Lordëve në Dhomën e Sipërme të parlamentit për ta konsideruar atë./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.