STAMBOLL – Turqia dhe Britania e Madhe nënshkruajnë marrëveshjen e tregtisë së lirë

STAMBOLL, 29 dhjetor /ATSH-DPA/ – Turqia dhe BM nënshkruan sot marrëveshjen e tregtisë së lirë, duke siguruar një vazhdimësi të tregtisë edhe pas largimit të Britanisë nga tregu i vetëm i Bashkimit Europian dhe bashkimi doganor këtë javë.

“Marrëveshja do të hyjë në fuqi më 1 janar”, tha ministrja turke e Tregtisë, Ruhsar Pekcan, në një videokonferencë me homologen e saj britanike, Liz Truss.

Pekcan e përshkroi marrëveshjen si një marrëveshje historike, sepse ajo përsërit kushtet ekzistuese të tregtisë midis Turqisë, e cila ka një marrëveshje të bashkimit doganor me BE-në dhe Britanisë së Madhe, që lë tregun e vetëm të Bllokut më 31 dhjetor.

BM është tregu i dytë më i madh i eksporteve të Turqisë, pas Gjermanisë./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.