SLLOVENI – Mbyllet centrali bërthamor pas tërmetit në Kroaci

LUBJANË, 29 dhjetor /ATSH-STA/ – Centrali bërthamor i Sllovenisë, Kërshko, u mbyll sot si një masë paraprake, pas tërmetit me madhësi 6,3 ballë Rihter që goditi Kroacinë.

Sipas agjencisë sllovene të lajmeve, STA, kjo është një procedurë normale në rastet e tërmeteve të forta.

Një tërmet me magnitudë 6,3 ballë të shkallës Rihter tronditi para pak minutash Kroacinë, njoftoi Qendra Sizmologjike Europiano-Mesdhetare.

Tërmeti u ndje edhe në Itali, Serbi dhe Bosnje-Hercegovinë.

Edhe dhe, Kroacia u godit nga një tërmet 5,2 ballë Rihter./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.